Agron Gashi, kandidat për kryetar të Dragashit nga radhët e AAK-së
Aktuale
July 15, 2021 - 09:36
Agron Gashi është kandidati për kryetar të Komunës së Dragashit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Agron Gashi nga Brezna, punëtor i arsimit, i njohur për sinqeritetin dhe afërsinë e tij me qytetarët, do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit. Kjo komunë malore, me shumëllojshmëri të bimëve mjekësore dhe aromatike e me potenciale të shumta natyrore, është vendi më i përshtatshëm në rajon për zhvillimin e blegtorisë, por edhe turizmit”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.
Sipas tij, Dragashi ka nevojë për zhvillim ekonomik, investime të përbashkëta publiko-private që këto resurse të jenë në shërbim të rritjes së mirëqenies së qytetarit. /Zëri