Nga nesër kosovarët mund të aplikojnë për termin për viza në ambasadën gjermane
Foto: Laura Hasani

Nga nesër kosovarët mund të aplikojnë për termin për viza në ambasadën gjermane

Aktuale June 30, 2021 - 20:23

Nga nesër kosovarët  mund të aplikojnë për termin për vizë pune në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, të cilët kanë treguar kushtin se vetëm personat e vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 kanë mundësi të regjistrohen në listën e pritjes për caktim të një termini, transmeton Zeri.info.

Nga 1 korriku 2021 personat nga Kosova që janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid 19 kanë mundësi të regjistrohen sërish në listën e pritjes për caktimin e një termini. ‘Rregullorja për Ballkanin Perëndimor’ e rinovuar, ka hyrë në fuqi më 1 janar 2021. Me këtë, shtetasit e Kosovës do të kenë qasje të privilegjuar në tregun e punës në Gjermani deri më 31 dhjetor 2023. Më 1 gusht 2021 shqyrtimi i kërkesave për viza të tilla për personat nga Kosova që janë plotësisht të vaksiuar kundër Covid 19 do të jetë sërish i mundur. Lista e re e pritjes për caktimin e një termini në muajin gusht për personat plotësisht të vaksinuar kundër Covid 19 do të hapet më 1 korrik 2021” ,thuhet në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.

Ambasada ka publikuar edhe disa udhëzime të rëndësishme të cilat mund t’i lexoni më poshtë. /Zëri