Paralajmërimi për reshje shiu e rrufe, Sylë Tahirsylaj tregon si të mbrohemi
Rrufeja është një shkarkim atmosferik i energjisë elektrike, i shoqëruar me bubullima, e cila zakonisht ndodh gjatë stuhive dhe ndonjëherë gjatë shpërthimeve vullkanike ose stuhitë e pluhurit. Më të zakonshme janë rastet që vijnë si pasojë e stuhive, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale nëpër shumë shtëpi ose objekte që gjenden afër pikës ku edhe godet rrufeja.
Të shpeshta janë rastet kur nga goditja e rrufesë ose vetëtimës njerëzit humbin edhe jetën dhe kjo si pasojë e mosinformacioneve se si të mbrohemi. Një rast i tillë ndodhi javën e kaluar në Pejë, ku një personi mbeti i vdekur.
Profesori Sylë Tahirsylaj në “#Gjesi” ka treguar mes të tjerash se si duhet të mbrohemi nga goditja e rrufesë.
“Nuk guxon kurrsesi të tërhiqni antenën e radios ose televizorit në ndonjë anë të kundërt për shkak se tërheq rrufenë nga shtëpia. Njeriu duhet të jetë shumë i kujdesshëm kur ndodhin këto fenomene, duhet të përqendrohemi në vendet ku ka rrufepritës klasikë për arsye se jeni jashtë rrezikut”. /EO