Viti 1999: Intervista e Vjosa Osmanit si refugjate për “The Guardian”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një intervistë që kishte dhënë për prestigjozen "The Guardian" në vitin 1999, derisa ishte refugjate nga Kosova në Malin e Zi.
"The Guardian" e kishte intervistuar Osmanin si refugjate e cila ishte dëbuar nga Mitrovica, bashkë me plotë të tjerë nga forcat serbe.
"Kur arritëm në Gjakovë, policia e ndaloi kolonën duke na detyruar të ktheheshim. Policia na kalonte rregullisht me automjete ndërsa ecnim për t'u siguruar se nuk kishte ushtarë në mesin tonë. Ne nuk kishin ushqim as ujë", kishte rrefyer Osmani në atë kohë, transmeton Zeri.info.
Këtë intervistë, që e ka publikuar vet Osmani në ditën kur po shënohet "Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve", ka thënë se 22 vjet pas kësaj interviste ajo është presidente e Kosovës së lirë dhe të pavarur.
"U bëj thirrje të gjithëve që të zgjedhin njerëzimin mbi injorancën dhe të mos i mbyllin dyert për refugjatët. Të hapësh dyer do të thotë të shpëtosh jetë", ka shkruar Osmani në Twitter. /Zëri
22 years ago I was interviewed by @theGuardian as a refugee. 22 years after, as President of a free & independent Kosovo, I call on all to choose humanity over ignorance & not close doors to refugees. Opening doors means saving lives. #WorldRefugeeDay pic.twitter.com/ZrXSb9uLzG
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 20, 2021