Kurti takohet me Orlandon, diskutojnë për mundësitë e zgjerimit të partneritetit

Kurti takohet me Orlandon, diskutojnë për mundësitë e zgjerimit të partneritetit

Aktuale June 19, 2021 - 18:02

Ambasadori italian në Kosovë Nicola Orlando është takuar sot me kryeministrin e vendit Albin Kurti.

Orlando në një postim në Twitter ka theksuar se gjatë këtij takimi dyshja ka diskutuar për mundësitë për të zgjeruar partneritetin para vizitës që ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Diamio pritet të zhvillojë në Kosovë.

“Kisha kënaqësinë të takoj kryeministrin Albin Kurti sot për të diskutuar zhvillimet dhe mundësitë aktuale për të zgjeruar partneritetin tonë të shkëlqyeshëm në funksion të vizitës së ardhshme të ministrit Luigi Dimaio në Kosovë”, ka shkruar ai. /Zëri