Çitaku: Marrëveshja e Washingtonit nuk është hajgare, nuk komunikohet me SHBA-në me deklarata e postime

Çitaku: Marrëveshja e Washingtonit nuk është hajgare, nuk komunikohet me SHBA-në me deklarata e postime

Aktuale June 19, 2021 - 14:30

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu pasi që ky i fundit ka thënë se marrëveshja e Washingtonit nuk ka vlerë juridike.

Sipas Çitakut, zotimet e Washingtonit nuk janë hajgare e lojë fëmijësh.

“Për të satën herë: Marrëveshja e Washingtonit, apo zotimet e Washingtonit, apo si të doni quani, nuk janë hajgare e lojë fëmijësh”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Çitaku thotë se me aleatët e posaçërisht me SHBA-në nuk komunikohet përmes deklaratave e postimeve në rrjete sociale.

“Me aleatët, e posaçërisht me SHBA-të, një qeveri serioze nuk komunikon përmes deklaratave dhe postimeve në rrjetet sociale. Qeveria e Kosovës nëse ka ndonjë dilemë apo pakënaqësi, atë duhet ta adresojë përmes kanaleve diplomatike”, ka thënë ajo./Zëri

Postimi i plotë:

Për të satën herë: Marrëveshja e Washingtonit, apo zotimet e Washingtonit, apo si të doni quani, nuk janë hajgare e lojë fëmijësh.

Me aleatët, e posaçërisht me SHBA-të, një qeveri serioze nuk komunikon përmes deklaratave dhe postimeve në rrjetet sociale. Qeveria e Kosovës nëse ka ndonjë dilemë apo pakënaqësi, atë duhet ta adresojë përmes kanaleve diplomatike.

Para pak ditësh ishte në Kosovë i deleguari i Departmentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor. Jam e bindur se në takimet të cilat janë zhvilluar ka pasur mundësi që të trajtohen këto shqetësime.

Pastaj, se Administrata e Presidentit Biden qëndron fuqishëm pas marrëveshjes së 4 Shtatorit e ka bërë të ditur publikisht Sekretari i Shtetit Blinken.

Me shumë dashamirësi,

Vlora