KPK-ja mbështet Aleksandër Lumezin në ushtrimin e mandatit të tij

KPK-ja mbështet Aleksandër Lumezin në ushtrimin e mandatit të tij

Aktuale June 17, 2021 - 20:20

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) përmes një deklarate ka siguruar opinionin publik se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbështetjen e plotë të të gjithë anëtarëve të Këshillit në ushtrimin e mandatit të tij Kushtetues dhe ligjor.

Përmes kësaj deklarate KPK-ja ka vlerësuar maksimalisht punën e kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi.

“Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në vazhdimësi është vlerësuar maksimalisht për punën e tij sipas standardeve më të larta nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Andaj, çfarëdo tendence për inskenime të mundshme që kane për qëllim destabilizimin institucional, cenimin e integritetit, mandatit dhe prestigjit të Kryeprokurorit të Shtetit, do të dështojnë. Këshilli Prokurorial i Kosovës si organ Kushtetues i pavarur dhe i paanshëm, nuk do të lejojë asnjë interferim apo çfarëdo interesi nga jashtë, përfshirë edhe dëshirat e partive politike, individëve të caktuar dhe grupeve të interesit të ndikojnë në punën dhe mandatin e bartësve të sistemit prokurorial, përkatësisht të Kryeprokurorit të Shtetit.”, thuhet në deklaratës e KPK-së, transmeton Zeri.info.

Kjo deklaratë e KPK-së erdhi pas raportimit të gazetës “Insajderi” ku thanë se sipas “burimeve” të tyre Qeveria do ta shkarkoj kryeprokurorin Lumezi. Por, që për këtë pak orë më parë reagoi ministria e Drejtësisë Albulena Haxhiu e cila hodhi poshtë këtë lajm duke theksuar se një gjë e tillë nuk është në mandatin e Qeverisë, raporton Zeri.info.

“Sot, në portalin Insajderi, po qarkullon një lajm i pavërtetë që kinse Qeveria është duke planifikuar shkarkimin e kryeprokurorit Lumezi. Zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit bëhet vitin e ardhshëm dhe kjo nuk është në mandatin e Qeverisë por të Këshillit Prokurorial. Nëse portali Insajderi nuk e tërheqë këtë lajm të pavërtetë dhe nuk kërkon falje, atëherë ne do të rishqyrtojmë bashkëpunimin tonë me këtë portal”, thuhej në reagimin e Haxhiut. /Zëri