![Pas parkingut nëntokësor, Komuna e Prishtinës planifikon shëtitore nga Katedralja deri te Parlamenti](/uploads/zeri.info/images/2021/June/17/auto_auto_Prishtina1315922011261623916919.jpg)
Pas parkingut nëntokësor, Komuna e Prishtinës planifikon shëtitore nga Katedralja deri te Parlamenti
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, ka thënë se pas përfundimit të projektit të Parkingut Nëntokësor Komuna e Prishtinës synon ta nis projektin e radhës atë të shetitores e cila do të jetë nga Katedralja “Shën Nëna Terezë” e deri tek Parlamenti i Kosovës.
Nushi tha se më këtë rast qytetarëve do t’i krijohej një hapësirë për qytetarët.
Ai në rubrikën Sytë 7 në programit të mëngjesit në Klan Kosova tha se nga “Rrethi i Komunës” synojnë të krijojnë rrugë njëkahore me katër korsi ku do të eliminohej tollovia e cila krijohet në Prishtinë.
” Po shpresoj që një nga projektet e tjera që unë kam qenë shumë i preokupuar dhe i interesuar që të aplikohet pas përfundimit të parkingut nëntokësor është mbyllja e qendres së qytetit dhe krijimi i një shetitore shumë të gjatë nga Katedralja e deri tek Parlamenti do të krijohet një hapësirë për qytetarët”.
“Pastaj e fitojmë atë të drejtë që në rrethin e parë te Komuna e Prishtinës të krijojmë rrugë një kahore ku automjetet do të kishin mundësi të lëviznin në katër korsi dhe kështu do të eliminohej tollovia e cila po krijohet në Prishtinë”.
Numri dy i Prishtinës tregoi se “Parkingu Nëntokësor” pritet të përfundoj në fund të këtij viti.
“Parkingu nëntokësorë është i paraparë sipas kontratës të përfundojë vitin e ardhshëm, domethënë në fillim të vitit të ardhshëm. Ne nga operatori ekonomik e kemi premtimin e kjo do të përfundojë diku kah nëntori apo dhjetori. Po shpresoj që operatori ekonomik t’i përmbahet kësaj. Punimet po vijojnë mjaft mirë edhe pse në fillim ka pasur mjaft pengesa derisa ka filluar realizimi por duket që punimet po shkojnë mjaft mirë”.