Shefqet Krasniqi shtrihet në QKUK, i rëndohet gjendja pas infektimit me koronavirus
Aktuale
June 17, 2021 - 08:12
Hoxhë Shefqet Krasniqi është infektuar me COVID-19.
Gazeta inFokus mëson se hoxhë Krasniqi është shtrirë në Klinikën Infektive, pasi iu rëndua gjendja shëndetësore.
E që Krasniqi ka probleme shëndetësore e kanë bërë të ditur edhe në faqen e tij, ku njoftohen ndjekësit se në këtë javë ai nuk do të mbajë ligjëratën e përjavshme për shkak të problemeve shëndetësore.
“Këtë javë nuk do të mbahet ligjërata e përjavshme e tefsirit për arsye shëndetësore të hoxhës Shefqet Krasniqi, me lejen e Allahut do të vazhdojmë nga java e ardhshme”, thuhet në njoftimin në faqen e Krasniqit në Facebook.