KFOR-i shpërndan video emocionuese të çlirimit të Kosovës

KFOR-i shpërndan video emocionuese të çlirimit të Kosovës

Aktuale June 12, 2021 - 12:23

Përmes një postimi në Facebook KFOR-i sot ka shpërndarë një video, duke kujtuar përvjetorin e hyrjes së tyre si shpëtimtar në Kosovë, më 22 qershor të vitit 1999.

Në po të njëjtën video është shfaqur dhe koha kur Kosova është e lirë dhe e pavarur teksa disa nga ushtarët e NATO-s shihen duke mbajtur aktivitete të ndryshme.

Kësaj video, KFOR-i ia ka bashkangjitur edhe një shkrim ku thuhet se 22 vjet më parë NATO dërgoi mbi 50 mijë trupa në Kosovë si pjesë e misionit të saj -KFOR-it, kjo për të siguruar një mjedis të sigurt.

“22 vjet më parë, pas miratimit të Rezolutës 1244/199 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, NATO zbarkoi mbi 50 mijë trupa në Kosovë si pjesë e misionit të saj të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim, raporton Zeri.info

Aktualisht, KFOR-i përbëhet nga rreth 3.600 trupa, nga 27 vende, ku bëjnë pjesë vendet e NATO-s dhe partnerët.

"KFOR-i vazhdon të luajë një rol themelor, në sigurimin e sigurisë në gjithë Kosovën dhe stabilitetin në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor," theksoi Gjeneral Majori Franco Federici, Komandant i KFOR, gjatë një ceremonie përkujtimore të mbajtur në Camp Film City (Prishtinë), që është nikoqire e zyrave qendrore të misionit./Zëri