Ambasadori italian kujton intervenimin e NATO-s në Kosovë

Ambasadori italian kujton intervenimin e NATO-s në Kosovë

Aktuale June 12, 2021 - 12:01

Në 22-vjetorin e çlirimit të Kosovës, ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka kujtuar intervenimin e NATO-s.

Përmes një postimi në Twitter, Orlando ka thënë se disa ditë pas intervenimit trupat italiane hynë në Pejë për për të mbrojtur popullsinë.

“Më 12 qershor 1999 forcat e NATO-s hynë në Kosovë. Disa ditë më vonë, trupat e Italisë u vendosën në Pejë për të mbrojtur popullsinë. Që atëherë, burrat dhe gratë tona janë të përkushtuar në promovimin e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë”, ka thënë Orlando./Zëri