Haradinaj: Fitorja e UÇK-së dhe hyrja e NATO-s shënojnë ngjarjen më kulmore në historinë tonë

Haradinaj: Fitorja e UÇK-së dhe hyrja e NATO-s shënojnë ngjarjen më kulmore në historinë tonë

Aktuale June 12, 2021 - 11:26

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Kosovën për Ditën e Çlirimit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se fitorja e UÇK-së dhe hyrja e forcave tokësore të NATO-s shënojnë ngjarjen më kulmore në historinë tonë të re.

“Duke kujtuar betejat e trimave të UÇK-së anekënd vendit, të përulur përjetësisht para të rënëve, jemi falënderues për aleatët tonë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ta gëzojmë këtë liri, ta njohim vlerën e saj dhe të vazhdojmë në ndërtimin e të ardhmes sa më të mirë!”, ka shkruar ai./Zëri