22 vjet nga përfundimi i bombardimeve të NATO-s në Kosovë
Aktuale
June 10, 2021 - 08:37
Më 10 qershor të vitit 1999 sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, kishte lëshuar urdhër për ndaljen e bombardimeve mbi caqet serbe.
Ndërsa, Këshilli i Sigurisë së OKB-së, më 10 qershor, e kishte miratuar Rezolutën 1244, ku ishin dërguar 37.200 ushtarë të NATO-s, në misionin e ri me emrin KFOR, nga gjithsej 36 shtete.
Në Kosovë, më 12 qershor të vitit 1999, kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ku edhe ka nisur largimi i forcave serbe. /Zëri