Carla Del Ponte për LeCanton27: Dënimi i Mladiqit, dy herë lajm i mirë
Ish-kryeprokuroja e pergjithshme e Tribunalit Penal Nderkombëtare per krime në ish-Jugosllavi, zviceranja Carla del Ponte, ka thënë se lajm edhe më i mirë do ishte sikur Mladiqi të dënohej më herët meqë atij i kanë mbetur edhe pak ditë në burg.
Kështu i ka thënë sot Carla del Ponte gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch.
Dje në Hagë, Gjykata e OKB-së për krime në ish-Jugosllavi i ka dhënë verdiktin Ratko Mladiqit duke e dënuar me burg të përjetshëm i cili në listën e kriminelëve serbë për prokuroren zvicerane Carla del Ponte konsideorhej si “peshku i madh” i krimeve.
Denimi me burgim të përjetshëm për Mladiqin, që njihet tashmë si kasap i Bosnjës kundër muislimanëve, është përshëndetur nga perosnliate botërore dhe krerë të organizatave ndërkombëtare.
"Dënimi me burgim të përjetshëm dy herë lalm i mirë, një për nënat dhe gratë e viktimave në Bosnjë dhe dy, mësim dhe mesazh për kriminelët tjerë ende të lire në Ballkan dhe ata në Hage se nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë", citon LeCanton27 të ketë thënë Del Ponte.
“Ky lajm do të ishte edhe më i mirë sikur Ratko Mlladiqi do ishte dënuar më herët, meqë atij i kanë mbetur edhe pak ditë në burg. Veç kesaj ai është arrestuar 16 vjet pas përfundimit të luftës. Por, sidoqoftë më mirë vonë se hiç, siç kanë mbetur edhe shumë kriminelë në liri rrugëve të Ballkanit apo të fshehur në Serbi, Rusi apo gjetiu..”, citon më tej ky medium Del Ponten.
Carla Del Ponte, si kryeprokurore e gjykatës së OKB-së për krimet e luftës midis 1999 dhe 2007 kishte bërë disa herë thirrje për arrestimin e ish-udhëheqësve serbë të Bosnjës, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mladiq (dy herë të akuzuar për gjenocid që nga 1995). Në fakt, Gjykata e OKB-së për Krimet e Luftës në Hagë e dënoi Mlladiqin me burgim të përjetshëm në 2017 në shkallën e parë. Ata e gjetën Mlladiqin fajtor në shkallën e dytë dhe të fundit. Kështu, Mlladiqi dënohet për së dyti me burgim të përjetshëm.
Në maj të vitit 2011 Ratko Mlladiq u arrestua dhe u ekstradua në Hagë. Ish-udhëheqësi ushtarak i serbëve të Bosnjës është akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte nga ICTY për rolin e tij në luftën e Bosnjës.
“Do perkujtoj ketu se ne tentuam ta arrestojme edhe gjate varrimit te vajzes se tij e cila kishte bere vetëvrasje, por pa sukses..”, ka thënë më tej Del Ponte.
“Arrestimet dhe ekstardimet e kriminelëve nga Ballkani ne Hagë gjithnjë janë lajme të mira, sidomos për drejtesinë dhe familajrët e viktimave, në këtë rast të atyre në Srebrenicë, mbi 8 mijë sosh. Merreni me mend, familjarët e viktimave priten 26 vjet rresht për drejtësinë”, ka shtuar Del Ponte.
“Siç e dini ish gjenerali serb boshnjak Ratko Mlladiq është një nga fajtorët kryesorë të mizorive të kryera gjatë luftës së Bosnjës, e cila la rreth 100,000 të vdekur dhe miliona të ekstarduar, spastrime te ngjajshme etnike u pane dhe ne Kosovë nga xhelati tjeter serb Milosheviq. Unë prisja një konfirmim të verdiktit. Sepse unë e dija se çfarë prove kishim”.
“Ne kemi hetuar dhe kemi mbledhur prova për një kohë të gjatë,” thotë Del Ponte. “Ne duhet të paraqisnim prova se ishte gjenocid. Ne kemi qenë shumë të qëndrueshëm. U desh shumë punë nga ne, dhe gjithashtu nga të afërmit e viktimave".