Shaip Kamberi kërkon në Parlament që Serbia ta ndryshojë Kushtetutën për çështjen e Kosovës

Shaip Kamberi kërkon në Parlament që Serbia ta ndryshojë Kushtetutën për çështjen e Kosovës

Aktuale June 07, 2021 - 13:06

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka deklaruar sot në Parlamentin e Serbisë se ai kundërshton ndryshimin e pjesshëm të Kushtetutës së Serbisë, duke besuar se akti duhet të ndryshohet në tërësinë e tij.

Ai ka përmendur si problematike preambulën e Kushtetutës, e cila përcakton “Kosovën dhe Metohijen si pjesë të Serbisë”.

Në fjalimin e tij gjatë debatit në Parlament në agjendën e të cilit është Propozimi për ndryshimin e Kushtetutës, Kamberi tha se nuk ka dyshim që Kushtetuta duhet të ndryshohet dhe se ka shumë argumente për ndryshimin e të gjithë Kushtetutës dhe një nga ato janë se; ‘Thuhet se në Nenin 1 Serbia përcaktohet si një shtet i popullit serb’, që, sipas mendimit të tij, është problematikë nga aspekti i pakicave. /klankosova