Shkarkohet kryeshefi i “Infrakosit”, Hysen Nikçi

Shkarkohet kryeshefi i “Infrakosit”, Hysen Nikçi

Aktuale June 04, 2021 - 11:08

Bordi i përkohshëm i emëruar para pak ditësh nga qeveria “Kurti” ka shkarkuar kryeshefin e ndërmarrjes publike qendrore - infrastruktura e hekurudhave të Kosovës “Infrakos”, Hysen Nikçi.

Nga kjo ndërmarrje kanë konfirmuar për “Ekonominë Online” se vendimi është marrë dje pasdite.

Nikçi nuk është pajtuar me vendimin e Bordit dhe do të mbajë konferencë për medie në orën 12:00.

Qeveria e Kosovës më 21 maj kishte emëruar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të ndërmarrjes “Infrakos” me këtë përbërje: Enis Berisha kryesues; Ardita Salihu anëtare; Fitnese Ismajli anëtare dhe Afrim Mehmetaj anëtar.