
Molliqaj pret që me 10 mijë nënshkrimet e peticionit të falen 200 mijë gjobat e pandemisë
PSD-ja po vazhdon të mbledh nënshkrime në peticionin e nisur tash e disa ditë.
Kreu i PSD-së, ka thënë se me qindra qytetarë po e nënshkruajnë këtë peticion, ndërsa thotë se qëllimi i tij është që të falen 200 mijë gjobat e shqiptuara në bazë të ligjit COVID-19, transmeton Zeri.info.
Molliqaj gjithashtu ka treguar se me 10 mijë nënshkrimet e mbledhura nga ky peticion do të inicioi projektligjin që do të falte gjobat e pandemisë.
“Me qindra pejanë iu bashkëngjitën nismës për të falur gjobat e pandemisë COVID-19 duke nënshkruar peticionin. Mbi 200.000 gjoba i janë faturuar qytetarëve. Zbatimi selektiv i ligjit është padrejtësi. Prandaj duhet korrigjuar. E këtë korrigjim do ta bëjë projektligji ynë me 10.000 nënshkrimet e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Molliqaj. /Zëri