Sqarohet Xhavit Haliti pas gjobës që mori për mosvënie të maskës
Aktuale
May 25, 2021 - 14:28
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, deklaroi se është gjobitur sot nga Policia e Kosovës për arsye se nuk e ka vënë maskën.
Ai potencon se sot kishte harruar ta vendoste maskën në momentin kur u gjobit nga PK-ja në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
“Sot, derisa po kaloja në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë, kisha harruar të vendos maskën dhe si rrjedhojë mora një gjobë nga Policia e Kosovës. I ftoj të gjithë qytetarët që, në mbrojtje të shëndetit të tyre dhe të të tjerëve, të bëjnë kujdes dhe të mos lëvizin pa maska mbrojtëse”, thuhet në deklaratën e Halitit. /Zëri