Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Sindikata e Punëtorëve të ATK-së paralajmëron grevë
Foto: Zëri/ilustrim

Sindikata e Punëtorëve të ATK-së paralajmëron grevë

Aktuale May 17, 2021 - 20:43

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës ka njoftuar se të ejten do të mbajë grevë paralajmëruese.

Nga kjo sindikatë thonë se kjo grevë është njëorëshe dhe do të fillojë në orën 10:00 deri në 11:00, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.

Kjo masë po merret për shkak të, siç thuhet, neglizhimit dhe mos realizimit të kërkesave të tyre.

“Greva do mbahet në të gjitha regjionet e Administratës Tatimore të Kosovës. Arsyeja për mbajtjen e kësaj greve ka ardhur si rezultat i neglizhimit dhe mos realizimit të kërkesave tona, po ashtu duke u diskriminuar krahas institucioneve tjera duke mos u analizuar asnjëherë natyra e punës së këtij institucioni kaq të rëndësishëm siç është Administrata Tatimore e Kosovës. Edhe tani në situatën pandemike me Covid19, ATK ka luajtur rol kyç në relizimin e pakos fiskale dhe duke punuar pa ndalur punën asnjëher. Kërkesat tona janë adresuar tek personat kompetentë disa herë me radhë, por nuk kemi marrë asnjë përgjigjie nga institucionet kompetente”, thuhet në njoftimin e kësaj Sindikate.

Ata kanë treguar edhe kërkesat e tyre:

1. Krijimi i kushteve të punës;

2. Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës nga: “Agjenci

ekzekutive” në “Agjenci me status të veçantë”;

3. Kompenzimet tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake),

4. Përfshirja në pakon fiskale i gjithë stafi i ATK-së, (është hera e dytë që fillimisht aprovohet një shtesë për një pjesë të stafit, pastaj anulohet me vendim te Qeverisë, vendimin nr.01/69 i datës 15.03.2021, ku ishin paraparë mjetet për zyrtarët e Administratës Tatimore).

“Greva është e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe është alarmi i fundit nga Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës deri në realizimin e kërkesave tona.

Nga takimi i fundit i kryesisë së SHSPATK-së, i mbajtur me 30.04.2021 me të gjithë përfaqesuesit e regjioneve, u vendos për grevë paralajmeruese, me këtë rast nëse nuk ndërmerret asgjë deri më datë 27 Maj 2021, ftohen institucionet përgjegjëse të reflektojnë edhe t’i hapet rrugë dialogut, përndryshe jemi të detyruar të marrim masa radikale me greve të përgjithshme deri në realizimin e kërkesave tona të ligjshme, duke respektuar Ligjin për Greva po ashtu edhe Statutin e SHSPATK-së, lidhur me veprimet sindikale”, përfundon njoftimi i Sindikatës së ATK-së. /Zëri