Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Presidenti kroat: Osmani pati agjendë ambicioze, por çështjet bilaterale nuk mund të zgjidhen në këto samite

Presidenti kroat: Osmani pati agjendë ambicioze, por çështjet bilaterale nuk mund të zgjidhen në këto samite

Aktuale May 17, 2021 - 15:40

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, në një konferencë për media pas përfundimit të samitit Bërdo-Brijuni në Slloveni, ka folur rreth asaj që është diskutuar në takim.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se në samit janë dakorduar për tekstin e deklaratës, që sipas tij është një kompromis.

“Kompromis, sepse dikush është dashur të tërhiqet nga diçka. Ka pasur ngritje të toneve, mosmarrëveshje. Të themi, agjenda e presidentes së Kosovës Osmanit ka qenë të themi ambicioze dhe se për shkak të kundërshtimit të Serbisë disa pjesë është dashur të hiqen. Këtë unë e shoh si krejtësisht të pranueshme. Kroacia dhe Sllovenia janë këtu që t’i ndihmojnë shtetet e tjera, para së gjithash, që janë në procesin integrues në një fazë ku ne kemi qenë para 15-20 vjetësh”, deklaroi Milanoviqi, raporton Zeri.info.

Ai tha se problemet bilaterale të shteteve fqinje nuk do të mundë të zgjidhen në samitin Bërdo-Brijuni dhe kjo, sipas tij, edhe e ka penguar paksa punën e samitit.

“Mendoj se do të ishte mirë të mos shfrytëzohen takime të tilla për çështje të tilla”, theksoi presidenti kroat.

Një zgjidhje kompromisi, por e qartë, tha ai, është se vitin e ardhshëm do të shihemi ose në Prishtinë ose në Beograd. /Zëri