Gresa Caka-Nimani, kryetare e re e Gjykatës Kushtetuese
Aktuale
May 17, 2021 - 14:30
Në seancën administrative të mbajtur të hënën, më 17 maj 2021, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kanë zgjedhur kryetare të re të Gjykatës Kushtetuese gjyqtaren Gresa Caka-Nimani.
Gjyqtarja Caka-Nimani do të fillojë të ushtrojë detyrën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, më 26 qershor 2021, pasi të përfundojë mandati i kryetares aktuale të Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi.
Mandati i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës është tre vjet. /Zëri