![LDK: Programi i qeverisë “Kurti” për politikë të jashtme dhe diasporës është i natyrës dëshirore](/uploads/zeri.info/images/2021/May/16/auto_LDK_-_21621162707.jpg)
LDK: Programi i qeverisë “Kurti” për politikë të jashtme dhe diasporës është i natyrës dëshirore
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka kritikuar programin e Qeverisë Kurti.
Sipas saj ky program është i natyrës dëshirore.
“Përfaqësimi dhe mbrojtja e intersave të Kosovës dhe qytetarëve duhet të jetë prioritet i secilës qeveri, por mënyra sesi është paraqitë program për politikë të jashtme dhe diasporës është i natyrës dëshirore, pa fokus dhe pa masa konkrete që do të çonin në subjektivitetin e Republikës së Kosovës”, ka theksuar Mjekiqi.
Ajo tha se prgrami i Qeverisë Kurti nuk ka strategji për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Qeveria nuk ka plan për njohje të reja, mosnjohja nga pesë vendet anëtare të BE-së dhe mosnjohja nga vendet e tjera do të pengojë konsolidimin e Kosovës në sitemin ndërkombëtar”, tha Mjekiqi.
Ajo po ashtu ka adresuar kritika edhe për çështjen e dialogut me Serbinë.