Pas humbjes së edhe një mandati reagon ish-kryetari i Preshevës

Pas humbjes së edhe një mandati reagon ish-kryetari i Preshevës

Aktuale May 10, 2021 - 20:26

Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar pas zgjedhjeve atje, ku këtë pozitë të tij sot e mori Ardita Sinani.

Sipas tij, pozitën e kryetares së Preshevës e mori Ardita pasi siç thotë ai lidhi koalicion me parti opozitë.

“Ishin plotë tre vite qeverisje në cilësinë e kryetarit të Komunës së Preshevës, ishte nder i veçantë për mua t`i shërbej qytetarëve të Komunës së Preshevës. Shumë punë kemi përfunduar, e shumë punë tjera kemi filluar në të mirën e vendit tonë. Gjithmonë e përherë ndihem krenar për Preshevën. Jam falënderues për ju, të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës që edhe në zgjedhjet e fundit më keni dhënë besimin për të vazhduar punën e filluar, por ja që ky sistem elektoral i pazareve është ashtu siç është, ku udhëheqësinë me Komunën e marrin ata që kanë humbur bindshëm zgjedhjet. Një hap i madh regresi për Preshevën, një hap mbrapa për qytetarët tanë. Sidoqoftë Alternativa për Preshevën do të kthehet shumë shpejtë, meqë siç e dijnë të gjithë NDRYSHIMI NUK NDALET!”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka falënderuar të gjithë votuesit derisa në fund ka shtuar se Presheva është vendi i tij dhe ai do të qëndrojë aty.

”Dhe për fund një lajm të hidhur për gjithë cinikët, keqdashësit e vendit tonë, ozurpatoret, linçuesit publik, puthadorët, lajkatarët e servilët të kastave politike, unë Shqiprim Arifi jam këtu në vendin tim në Preshevë dhe këtu do të mbetem, sepse është fare e thjeshtë Unë e dua Preshevën!”, ka përfunduar Arifi./Zëri