Kamberi uron Ardita Sinanin për detyrën e re si kryetare e Preshevës

Kamberi uron Ardita Sinanin për detyrën e re si kryetare e Preshevës

Aktuale May 10, 2021 - 20:18

Deputeti i opozitës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar Ardita Sinanin për pozitën e saj të re si kryetare e Preshevës.

Kamberi thotë se me Arditën kryetare Presheva iu është kthyer Preshevës.

“Uroj Arditën për zgjedhjen e sajë në krye të Komunës së Preshevës duke e uruar të qeverisë drejtë, dinjitetshëm dhe të jetë në krye të detyrës për një Preshevë të re. Uroj poashtu partnerët e koalicionit, z. Ragmi Mustafa për pozitën e zv/kryetarit të komunës e z. Sami Salihu për pozitën e kryetarit të Kuvendit komunal. Presheva iu kthye Preshevës. Prandaj, uroj gjithë këshilltarët e kuvendit komunal për pjekurinë politike të treguar sot”, thuhet në urimin e tij. /Zëri