Ardita Sinani zgjidhet kryetare e re e Preshevës

Ardita Sinani zgjidhet kryetare e re e Preshevës

Aktuale May 10, 2021 - 20:10

Në Ditën e Evropës, pas Kosovës sot edhe Presheva ka bere ndryshimin, ku liderët e partive kryesore politike shqiptare kane arritur marrëveshje politike, që hapën rrugë për zhvillimin e Preshevës. Ardita Sinani posa është zgjedhur (18:45) me shumice votash, për te cilën votuan 22 deputetë pro. Viti 2021 po konsiderohet si një vit i grave te fuqishme shqiptare Kosova me presidente shqiptare, Presheva me presidente shqiptare, ka shkruar gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Zgjedhjet u mbajtën më 28 Mars, ku Alternativa për Ndryshimet e kryetarit në ikje të Komunës, z.Shqiprim Arifi, mori më shumë vota (6020) pastaj Partia Demokratike e Shqiptarëve të z.Ragmi Mustafës fitoi 9 vende (4,173 vota) dhe Partia për Veprim Demokratik të Deputetit të Bujanovcit Shaip Kamberi, e udhëhequr nga zb. Ardita Sinani në Preshevë, doli në vendin e tretë me 7 vende.

Ata ndiqen nga Lëvizja e Reformës, e udhëhequr nga Kryetari i i posazgjedhur z.Sami Salihu, me 2.545 vota dhe 5 vende këshilli, koalicioni i partive Serbe, i udhëhequr nga Progresiv Branko Trajkovic, me 1.222 vota dhe 2 vende dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH), e cila është në këto zgjedhje mori 441 vota vetem një qender vendvotimi.

Komisioni ka konstatuar se procesi votimit është i rregullt dhe se është zhvilluar në pajtim me rregullat dhe ligjet përkatëse. Në votim kanë marrë pjesë 35 këshilltarë, prej të cilëve 22 kanë votuar për zgjedhjen e Sami Salihut në pozitën e kryetarit të Kuvendit të Komunës së Preshevës. Dhjetë këshilltarë kanë votuar kundër derisa 3 vota kanë qenë të pavlefshme.

“Nga sot, komuna jonë çlirohet nga ndikimi i drejtpërdrejtë i Listës Serbe të Beogradit. Kjo është fitore e rëndësishme për lirinë dhe barazinë tonë të nesërme…” thëne kryetarja e PVD-së Ardita Sinani për gazetën Le Canton27.ch

Sipas saj “Kjo qeveri e re ne Presheve pas koalicionit te ish-partive opozitare shqiptare ishte vullnet i shumicës se qytetareve shqiptare te Luginës, të cilët votuat në zgjedhjet e fundit lokale në Komunën e Preshevës, duke e kërkuar në opozitë ish-pushtetin e Alternativës për Ndryshim dhe Listës Serbe…”

Kush është kryetarja e re e Preshevës Ardita Sinani ?

Historike, nga sot një grua e drejton Preshevën. Shkon Shqiprim Arifi, vjen Ardita Sinani kryetare e komunës. Ne çarshinë e Preshevës tash kane po vazhdon loja me fjalë sikur “dha dorëheqje” (APN) apo e “shkarkuam” (PVD)

Ardita Sinani, e lindur 15.11.1980 në Preshevë, shkollën fillore e të mesme i përfundoj në vendlindje, Fakultetin ekonomik- dega Menaxhment dhe informatike ka përfunduar në vitin 2003 në Prishtinë.

Ne fillim 2003-2004 ka shërbyer si profesoreshë në gjimnazin në komunën e Bujanocit, pastaj prej 2004 e deri në revokimin e Kryetari Riza Halimit ka qenë pjesë e kabinetit të tij. Në vitin 2006-07 ka shërbyer arsimit, në gjimnazin “Skënderbeu” si profesoreshe e informatikës deri me tani.

Kryetarja e porsazgjedhur e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani është femra e parë shqiptare e zgjedhur në postet udhëheqëse të partisë në Luginen e Preshevës. Është e vetmja femër shqiptare që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi në vitin 2016. Ajo është e martuar (Kastriotin) dhe ka dy fëmijë. Ka bashkëpunim te mire me Prishtinën dhe Tiranën.