Miftaraj: Rastet si Gani Thaçi, janë arsyeja pse qytetarët nuk kanë pikë besimi në shtet

Miftaraj: Rastet si Gani Thaçi, janë arsyeja pse qytetarët nuk kanë pikë besimi në shtet

Aktuale May 10, 2021 - 19:19

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë sot se rastet si Gani Thaçi janë arsyeja pse qytetaret nuk kanë pikë besimi ne sistem, në shtetin e Kosovës.

“Rastet si Gani Thaçi është një ndër arsyet pse publiku apo qytetarë të caktuar kanë paragjykime për ushtarët e UÇK! Rastet si Gani Thaçi është arsyeja pse publiku çdo zyrtar publik e paragjykon dhe e fut në thes të njejtë me zyrtaret qe poziten ne shoqëri e shfrytëzon per interesa puro personale. Rastet si Gani Thaçi janë sinonim i fjales se urtë popullore: "Kur e di kend e kam dajë, po ja marr inati edhe nanës", thuhet në reagimin e Miftarajt.

Gjatë ditës së sotme në media ka qarkulluar vendimi i asamblesë së përgjithshme të BSK-së, ku thuhet se në vitin 2019, Gani Thaçi vëllai i madh i ish-presidentit Hashim Thaçi, kishte dal në pension të parakohshëm. Për vite me radhë ai ishte njëri nga njerëzit kryesor të Byros Kosovare të Sigurimeve, një institucion i pavarur shtetëror anëtarë të së cilës janë kompanitë e sigurimeve. Në këtë institucion Thaçi kishte marrë pagë dhe shtesa të majme. Pensionimi i parakohshëm i Gani Thaçit, vëllait të madh të ish-presidentit Hashim Thaçi nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, i kushtoi këtij institucioni mbi 176 mijë euro.

Në vendimin e Asamblesë së BKS-së, të vitit 2019 ky institucion merrte përsipër që t`i paguhej paga e plotë prej 4 mijë eurove, deri ditën kur Thaçi do të dilte në pension të rregullt. Kjo nënkuptonte se në total BKS-ja duhej të paguante 168 mijë euro./Zëri

Postimi i plotë i Miftarajt:

Rastet si Gani Thaçi, janë arsyeja pse qytetaret nuk kane pikë besimi ne sistem, në shtetin e Kosovës.

Rastet si Gani Thaçi është një ndër arsyet pse publiku apo qytetarë të caktuar kanë paragjykime për ushtarët e UÇK!

Rastet si Gani Thaçi është arsyeja pse publiku çdo zyrtar publik e paragjykon dhe e fut në thes të njejtë me zyrtaret qe poziten ne shoqëri e shfrytëzon per interesa puro personale.

Rastet si Gani Thaçi janë sinonim i fjales se urtë popullore: "Kur e di kend e kam dajë, po ja marr inati edhe nanës".

Koha Ditore ne 2019, e ka ekspozu nje kontrate te tille, dhe per me shume se dy vite nuk ka pas as edhe nje prokuror te hajrit me guxu me hetu kete rast.

Sa te ka Gania te paprekshem, kurre sistemit te drejtesise ne Kosove ska me i besu askush. Thjeshte, kemi me konsideru si sistem i kapur dhe i padenje per Republiken e Kosoves.