Ministri i Jashtëm kroat i kërkon BE-së t’ua liberalizojë vizat kosovarëve

Ministri i Jashtëm kroat i kërkon BE-së t’ua liberalizojë vizat kosovarëve

Aktuale May 10, 2021 - 16:06

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlië Radman i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të angazhohet më shumë politikisht dhe strategjikisht në Ballkanin Perëndimor, raporton Tanjug.

Para debatit të Këshillit të BE-së mbi Ballkanin Perëndimor, ai vuri në dukje se investimi në rajonin që është “më i afërti me BE-në” është në të njëjtën kohë investim në stabilitetin dhe sigurinë e Evropës.

“Partnerët tanë në rajon duhet të punojnë në transformimin demokratik, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Ky është çelësi për rrugën e tyre në BE”, tha Radman.

Ai bëri thirrje për hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, si dhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Mali i Zi duhet të mbetet i përkushtuar në rrugën e BE-së dhe Serbia duhet të përqendrohet në reformat dhe kapërcimin e trashëgimisë së të kaluarës”, tha Grlië Radman, transmeton Express.