Deputeti gjerman Nils Schmid uron Kurtin

Deputeti gjerman Nils Schmid uron Kurtin

Aktuale May 10, 2021 - 14:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga deputeti dhe zëdhënësi për Punë të Jashtme i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD) në Bundestagun gjerman, Nils Schmid.

Nga Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi, thuhet se Schmidi është shprehur se fitorja e kryeministrit Kurti në zgjedhjet e këtij viti tregon qartë dëshirën e popullit të Kosovës për ndryshime politike.

Si zëdhënës, ai ka ritheksuar mbështetjen e plotë të Grupit Parlamentar për reformat socialdemokratike dhe për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian. /Zëri