COVID-19 në Shqipëri, tre të vdekur dhe 89 raste të reja

COVID-19 në Shqipëri, tre të vdekur dhe 89 raste të reja

Aktuale May 08, 2021 - 16:52

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit tre persona kanë humbur betejën me koronavirus.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 4516 mostra të marra, 89 persona janë infektuar me COVID-19.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit 873 pacientë janë shëruar./Zëri