Abdixhiku: Pushteti nuk guxon të sillet si opozitë – meqë prodhon diktat dhe autoritet të pashpjegueshëm

Abdixhiku: Pushteti nuk guxon të sillet si opozitë – meqë prodhon diktat dhe autoritet të pashpjegueshëm

Aktuale May 06, 2021 - 21:19

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur lidhur me zhvillimet e fundit që ndodhën sot në Kuvendin e Kosovës, ndërsa tha se ishte shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti, ai i cili kishte kërkuar fjalën për mocion procedural.

Megjithatë Abdixhiku në Rubikon me Adriatik Kelmendi, u shpreh se në këtë rast, fjalë e Arben Gashit iu ishte mohuar, dhe sipas tij në këtë zhvillim shihet diktat dhe autoritet të pashpjegueshëm.

”Nga ajo që kam zhvilluar një bisedë me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, kam kuptuar se fjala është kërkuar për mocion procedural”.

”Dhe të gjithë ata që kanë qenë njëherë në Kuvend e dinë që çdo deputet ka të drejtë të ngrisin mocion procedural në çfarëdo kohe, çfarëdo momenti – dhe është e pakuptueshme pse nuk i jepet fjala për një mocion të tillë”.

”Sjellja e përgjithshme e tillë në tendencë të ndalimit të fjalës, është më tepër ajo pjesë e një paralajmërimi që kam bërë në fjalën time të parë në rastin e formimit të Qeverisë”.

”Që tani pushteti që i ka të gjitha nuk guxon të sillet si opozitë sepse kur sillet si opozitë prodhon diktat e autoritet të pashpjegueshëm e të panevojshëm në skenën politike në vend”.

Klan Kosova: Diktat po shohim?

”Po tani kur ndalon fjalën opozitës në Parlament, opozita këtë ka tani, vetëm fjalën e ka tani s’ka mjete të tjera, pushteti i takon një partie tjetër parlamentare. Të vetmen gjë që partitë opozitare kanë për momentin në vend është fjala, dhe fjala e lirë duhet të ushtrohet në Kuvend. Për atë arsye është Parlamenti, të flitet”.

”Nëse dikush ka probleme me fjalën e lirë, është e pakuptimtë në sistemin e Kosovës”.