Zemaj për LVV-në: Të marrin në qafë me hipokrizi

Zemaj për LVV-në: Të marrin në qafë me hipokrizi

Aktuale May 06, 2021 - 17:51

Deputeti nga radhët e LDK-së Armend Zemaj, ka komentuar vendimin e sotshëm të Kuvendit që të mbulohen shpenzimet e energjisë elektrike në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës për 6 muajt e ardhshëm.

Zemaj i ka quajtur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje “praktikantë”, për të cilët ka thënë se “të marrin në qafë me hipokrizi”.

“Një herë mbetën vetëm në Kuvend, shikoje cëka bëjnë. ‘Praktikantët’ të marrin në qafë me hipokrizi. Ah mos ta harrojmë ‘pse me pague rrymën në veri për ata që na i vrasin vëllezërit’! Populistë të shndërruar në konformistë”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstentim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rekomandimin e Komisionit përkatës dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) që të paguhen faturat për energjinë elektrike të shpenzuar nga serbët në veri për gjashtë muajt e ardhshëm. /Zëri