Tre të vdekur dhe 158 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tre të vdekur dhe 158 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Aktuale May 06, 2021 - 14:58

Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR, si dhe në laboratorët publikë dhe privatë me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.193 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 158 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (79, 78, 76 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.022 raste nga 546.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.198 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 346 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.668 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.156.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 22 raste, Vushtrri 20 raste, Mitrovicë 17 raste, Skenderaj 16 raste, Gjilan 11 raste, Lipjan 11 raste, Gjakovë 10 raste, Ferizaj 8 raste, Pejë 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 5 raste, Viti 5 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste, Kaçanik 1 rast, Podujevë 1 rast, Prizren 1 rast.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!