Gashi thotë se Bogujevci po përdoret nga LVV-ja për përfitime politike
Foto: Laura Hasani

Gashi thotë se Bogujevci po përdoret nga LVV-ja për përfitime politike

Aktuale May 06, 2021 - 13:34

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha bërë të ditur se kjo parti nuk do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit pa u mbajtur mbledhja e Kryesisë.

Gashi në një konferencë për media tha se ka dyshime se kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci, po përdoret nga LVV-ja, pasi siç thotë ai ka pritur një orë për të marrë fjalën dhe pastaj është ndërprerë.

“Pamë veprime të dhunshme në Kuvend dhe dhunë nga ulësja e kryetarit të Parlamentit. Kam pritur më shumë se një orë për të marrë fjalën dhe kur e mora ma ka ndërprerë kryesuesja e seancës në mënyrë të padrejtë, të njëanshme dhe tendencioze..Dyshimet shkojnë se kryesuesja e seancës po përdoret dhe keqpërdoret nga Vetëvendosja me qëllim të viktimizimit të saj për përfitim politik, e padinjitetshme për Vetëvendosjen. Sa herë që ulësja e kryetarit të Kuvendit përdoret në mënyrë të njëanshme po prodhohet tension”, tha Gashi.

Gashi ka thënë se deklarimet e ministres Donika Gërvalla janë të tepruara dhe të panevojshme.

“Gjuha që ka përdorur zonja Gërvalla në Këshillin e Sigurimit është e gabuar. Ndoshta ka qenë mungesa e përvojës së saj. Te ne problemi është te zotëri Kurti në pamundësi dhe paaftësi të menaxhojë detyrat e tij ka sjellë deri te këto konflikte në Kuvend”, deklaroi Gashi. /Zëri