Kurti pret në takim kryediplomatin kroat

Kurti pret në takim kryediplomatin kroat

Aktuale May 06, 2021 - 12:30

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic-Radman.

Nuk ka deklarim për media pas takimit.

Kryediplomati kroat ka folur pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ku tha se është kundër ndryshimit të kufijve dhe se përkrah dialogun me Serbinë dhe heqjen e vizave. /EO