Ulet në 498 numri i pacientëve në trajtim nga COVID-19

Ulet në 498 numri i pacientëve në trajtim nga COVID-19

Aktuale May 06, 2021 - 12:02

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme është ulur numri i pacientëve që po trajtohen nga Sars-CoV-2.

Duke u bazuar në raportet e datës 6 maj 2021 nga klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 498 pacientë, 376 janë të konfirmuar me Sars-CoV-2, 28 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 361 janë nën asistim të okisgjenoterapisë, ka bërë të ditur SHSKUK-ja, transmeton Zeri.info.

Raporti i plotë në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme:

Në QKUK janë të shtrirë 215 pacientë, 12 prej tyre në gjendje të rënduar, 145 të konfirmuar me Sars CoV-2, 167 me oksigjenoterapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:

Klinika Infektive, 95 pacientë

Klinika Infektive II (Mjekësia Sportive), 24 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 70 pacientë

Mjekimi Intensiv - COVID, 14 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 4 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 283 pacientë:

16 prej tyre në gjendje të rënduar

231 të konfirmuar pozitivë

194 me oksigjenoterapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 54 pacientë

Spitali i Gjakovës, 49 pacientë

Spitali i Pejës, 64 pacientë

Spitali i Gjilanit, 34 pacientë

Spitali i Ferizajt, 37 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 35 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë.