Deputeti i PDK-së e ofendon ministrin Peci, e quan “legen” e “qenef”
Foto: Laura Hasani

Deputeti i PDK-së e ofendon ministrin Peci, e quan “legen” e “qenef”

Aktuale May 06, 2021 - 11:55

Seanca e Kuvendit të Kosovës është përcjellë me tensione, pasi opozita ka lëshuar seancën.

Te dalja e Kuvendit deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka ofenduar ministrin e Bujqësisë Faton Pecin, duke e quajtur këtë të fundit “legen” dhe “qenef”.

Në këtë fjalosje kanë marrë pjesë edhe deputeti i kësaj partie Memli Krasniqi dhe Hajdar Beqa.

Ky tension në seancën e Kuvendit ndodhi pas deklarimeve të ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvallës, pasi kjo e fundit Partinë Demokratike të Kosovës e ka quajtur të korruptuar dhe e ka fajësuar PDK-në si kryesoren për krijimin e Gjykatës Speciale. /Zëri