Opozita lëshon sallën, Kuvendi shkon në pauzë
Foto: Laura Hasani

Opozita lëshon sallën, Kuvendi shkon në pauzë

Aktuale May 06, 2021 - 11:38

Deputetët e partive opozitare kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Kjo ka ardhur pas përplasjeve mes pozitës dhe opozitës, ku këta të fundit kanë sulmuar ministren e Jashtme Donika Gërvallën, duke e akuzuar se po përfaqëson politikat e Serbisë.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, po ashtu ka akuzuar nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevcin, se po degjeneron mbledhjet e Kuvendit kur po udhëheq seancën, duke kërkuar nga ajo që të mos udhëheqë më seanca.

“Ne do ta lëshojmë sallën, ne kërkojmë që Kryesia të mblidhet dhe mundësisht ti mos me i udhëheq mbledhjet e radhës, sepse po shkakton degjenerim. Ne do ta lëshojmë këtë seancë, kërkojmë që të mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe të përcaktohet vazhdimi i kësaj seance”, ka deklaruar Tahiri.

Pas kësaj, Bogujevci ka kërkuar 20 minuta pauzë për të nisur më pas seancën. /Zëri