Haxhiu i drejtohet Gërvallës: Kush je ti t’i klasifikosh subjektet politike si të korruptuara

Haxhiu i drejtohet Gërvallës: Kush je ti t’i klasifikosh subjektet politike si të korruptuara

Aktuale May 06, 2021 - 11:38

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i është kundërpërgjigjur ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvallës, ku kjo e fundit i quajti ata të korruptuar.

Haxhiu iu drejtua Gërvallës se nuk është e thirrur të klasifikojë partitë nëse janë të korruptuara ose jo.

“Kush je ti që i klasifikon partitë politike si të korruptuara. Ka individë të korruptuar. Ky narracion i përgjithshmit e ka sjellë mashtrimin në këtë vend”, tha ai.

Haxhiu tha se Gërvalla nuk mund të flasë në emër të Qeverisë.

“Ju jeni në Qeveri, nëse Bekim Haxhiu është i korruptuar, urdhëro e arrestoje. Arrestojeni çdo pjesëtar dhe qytetar që është i korruptuar. Kush je ti që mundesh me klasifiku subjekte politike të korruptume. Është prokuroria ajo që duhet me ngrit kallëzim penal e gjykata me i dënu dhe mos e falni asnjë. Kush është i korruptuar çojeni në burg, por mos u mundoni me bë zëdhënësin e djallit këtu”, ka thënë Haxhiu. /Zëri