Vitia ish-qeverisë: Pse nuk i bletë ju vaksinat kur ishit në pushtet deri më 23 mars?
Foto: Laura Hasani

Vitia ish-qeverisë: Pse nuk i bletë ju vaksinat kur ishit në pushtet deri më 23 mars?

Aktuale May 06, 2021 - 11:07

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u është përgjigjur kritikave të deputetëve të opozitës për mungesë të vaksinave anti-COVID në Kosovë.

Vitia në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për situatën me pandeminë dhe sigurimin e vaksinave, ka thënë se shtetet e tjera kanë siguruar vaksina më herët sepse negociatat për sigurimin e tyre kanë nisur po ashtu më herët.

Ai ka pyetur ish-qeverinë se përse nuk kanë siguruar vaksina kur ishin në pushtet deri në fund të marsit, raporton Zeri.info.

“Ka vende që kanë nisur shumë më herët negociatat për sigurimin e vaksinave dhe kështu kanë nisur edhe më herët vaksinimin. Pse ju nuk i bletë vaksinat që ishit deri më datën 23 mars dhe e di saktë që ju z. Tahiri jeni informuar për procesin e negociatave dhe unë prapë po ju them atë që ju kamë thënë, po kam thënë shpejt por kam thënë në muajin maj dhe sot jemi më 6 maj më 4 maj ka ardhur një kontingjent dhe do të vijnë kontingjente të tjera”, ka deklaruar Vitia. /Zëri