Selakoviq: Serbia, mirënjohëse ndaj Marokut për mbështetje dhe për mosnjohje të Kosovës

Selakoviq: Serbia, mirënjohëse ndaj Marokut për mbështetje dhe për mosnjohje të Kosovës

Aktuale May 06, 2021 - 10:49

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, ka thënë mbrëmë në Rabat se Serbia mirëpret mbështetjen e Marokut, e cila sipas tij “i reziston presionit për të njohur pavarësinë e Kosovës, duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”.

Kryediplomati serb po ashtu tha se ky vend mbështet edhe bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës, transmeton Klan Kosova.

Në një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit me kolegun e tij nga Maroku, Nasser Bourita, Selakoviqi theksoi se u konfirmua që të dy vendet ushqejnë lidhje dypalëshe duke u bazuar në respekt, reciprocitet të interesave të tyre, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.