Tetë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Tetë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Aktuale May 06, 2021 - 10:04

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 64 pacientë me COVID-19.

Nga Spitali kanë njoftuar se 43 pacientë me koronavirus janë në oksigjenoterapi dhe një në CPAP.

Ndërsa, 8 pacientë me COVID-19 janë në gjendje më të rëndë.

Sipas këtij spitali, gjatë 24 orëve të fundit 16 pacientë janë shëruar nga koronavirusi. /Zëri