Në Klinë vendoset busti i Anton Çetës

Në Klinë vendoset busti i Anton Çetës

Aktuale May 01, 2021 - 14:16

Në Klinë është bërë zbulimi i bustit të pajtimtarit, Anton Çeta, për nderë të 31-vjetorit të Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj.

Ai tha se Anton Çeta e atdhetarët tjerë filluan misionin jetësor, pajtimin e shqiptarëve, duke trasuar rrugën e bashkimit të shqiptarëve kundër armikut shekullor dhe lirisë e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“31 vite më parë, me nismën e profesorit, shkrimtarit e njeriut të urtë, Anton Çetës, kishte filluar në gjithë Kosovën një aksion fisnik, humanitar e kombëtar për pajtimin e gjaqeve e ndaljen e vëllavrasjes. Në këtë kohë, kur pushtuesi serb kishte filluar marrjen e masave represive, atdhetarët shqiptarë filluan ngritjen e vetëdijes kombëtare. Viti 1990 bëri bashkë intelektualë, akademikë, studentë, fshatarë e aktivistë, me një mision jetësor e kombëtar, pajtimin e shqiptarëve e ndaljen e hasmërive”, tha Elezaj./Zëri

Postimi i plotë:

VENDOSET BUSTI I ATDHETARIT E PAJTIMTARIT, PROFESOR ANTON CëETEëS NEë KLINEë

Neën organizimin e Komuneës seë Klineës, Asociacioni Forumi i Intelektualeëve “Luigj Gurakuqi” dhe Keëshillit teë Donatoreëve nga Diaspora- Zviceër, peër ndereë teë 31 vjetorit teë Leëvizjes seë Pajtimit teë Gjaqeve neë Kosoveë, dhe neë prezenceën e shumeë personaliteteve teë kultureës, politikeës dhe peërfaqeësues teë organizatave teë dala nga lufta e UCëK-seë, klerikeë fetareë e familjareë teë profesor Antonit, neë qendeër teë qytetit teë Klineës eështeë beëreë zbulimi i bustit teë atdhetarit e pajtimtarit, profesor Anton Cëeteës.

Neë keëteë koheë, kur pushtuesi serb kishte filluar marrjen e masave represive, atdhetareët shqiptareë filluan ngritjen e veteëdijes kombeëtare. Pikeërisht kur pushtuesi synonte teë na peërcëante e teë na sundonte, Anton Cëeta e atdhetareët tjereë, filluan misionin jeteësor, pajtimin e shqiptareëve, duke trasuar rrugeën e bashkimit kundeër armikut shekullor, liriseë e pavareësiseë seë Republikeës seë Kosoveës.

31 vite pas keësaj ngjarje qeë bashkoi popullin shqiptar e dha njeë ndihmeseë jashteëzakonisht teë madhe neë ngjarjet e meëvonshme, Anton Cëeta po na bashkon prapeë neë Klineë.

Faleënderoj peërzemeërsisht Asociacionin Forumi i Intelektualeëve “Luigj Gurakuqi” neë Klineë dhe Keëshillin e Donatoreëve nga Diaspora neë Zviceër peër vendosjen e bustit teë keëtij njeriu teë urteë e atdhetar teë madh neë Klineë.

Veprat e Anton Cëeteës do teë mbeten udheërreëfimi i joneë.