Lidhja e Historianëve kërkon që të mos zbatohet vendimi i Kushtetueses për pronat në Deçan

Lidhja e Historianëve kërkon që të mos zbatohet vendimi i Kushtetueses për pronat në Deçan

Aktuale April 24, 2021 - 14:04

Lidhja e Historianëve përmes një njoftimi për media, përsëri kanë kërkuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK), që të mos e zbatoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat private dhe ato shtetërore të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, vendim ky i viti 2016 i cili i jepe të drejtën e pa bazuar në ligj që këto prona të i takojnë Ministrit të Deçanit.

Nga lidhja e Historianëve i kanë bërë thirrje Qeverisë që ky vendim të mos zbatohet.

“Bëjmë thirrje që ky vendim mos të zbatohet, ngase zbatimi i tij do të jetë fatal për Kosovën dhe të ardhmen e saj, ngase Gjykata Kushtetuese e Kosovës me vendimin e majit 2016, ka legalizuar vendimet e kohës së Millisheviqit dhe qe këndej ne kërkojmë që AKK-ja të mos e jetësoj vendimin e kushtetuese dhe me këtë rast vendimin e kohës së Millosheviqit”, thuhet në njoftim.

Ata kanë kërkuar nga Qeveria dhe kryeministri Kurti, që sa më parë me një vendim të veçantë të i shpall pasuri kombëtare të Kosovës ndërmarrjet “Apiko” e “Iliria” si dhe kompleksin e ndërmarrjes Pushimorja e Fëmijëve “Pishat e Deçanit” në Deçan./Zëri