Princi dhe princesha e Serbisë qëndrojnë dy ditë në Pejë

Princi dhe princesha e Serbisë qëndrojnë dy ditë në Pejë

Aktuale April 22, 2021 - 11:04

Princi Filip dhe Princesha Danica e Serbisë, kanë qëndruar në një vizitë dy-ditore në Kosovë.

Ata sot kanë përfunduar vizitën, ndërsa kanë njoftuar se kanë qëndruar në Patriarkanën e Pejës, për cilën madje janë shprehur duke u thirrur në politikën serbe, e cila vazhdimisht tenton që këtë objekt ta mvesh si "trashëgimi serbe", shkruan Zeri.info.

“Këtu ruhet një trashëgimi e pasur artistike dhe kishtare, e cila për më shumë se 7 shekuj u ka rezistuar pushtuesve dhe ruan kujtimin për momentet më të lavdishme, por edhe më të vështira të historisë serbe”, ka shkruar princi Filip për Patriarkanën e Pejës duke shfaqur kështu qëndrimin e tij pro propagandës serbe për të përvetësuar trashëgimin shqiptare.

Ditë më parë princi dhe princesha serbe janë parë edhe në qytetin e Prizrenit. /Zëri

 

Image

 

Image

Image