Infektuar: 106538
Shëruar: 98223
Vdekur: 2213
Osmani vlerëson punën e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit

Osmani vlerëson punën e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit

Aktuale April 21, 2021 - 18:14

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, Majlinda Bregu, e cila e ka uruar për marrjen e detyrës dhe ka konfirmuar gatishmërinë për vazhdimin e punës së përbashkët në drejtim të avancimit të bashkëpunimit rajonal.

Ndërkaq, Osmani theksoi se e vlerëson punën e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal drejt rritjes së bashkëpunimit rajonal dhe ndihmës drejt përmbushjes së perspektivës euro-atlantike të rajonit tonë.

“Puna juaj sigurisht ka kontribuar në përmirësimin e jetës së njerëzve në rajonin tonë dhe po vazhdon ta bëjë këtë me iniciativa të ndryshme inovative, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, theksoi Osmani.

Të dy palët u dakorduan për të vazhduar shkëmbimin dhe komunikimin, gjersa diskutuan për mundësitë dhe hapësirën për bashkëpunim më të ngushtë në fushën e inovacionit, digjitalizimit dhe agjendës së gjelbër. /Zëri