Infektuar: 106538
Shëruar: 98223
Vdekur: 2213
Avokati Koci: E papranueshme që ministri Vitia merret me mediat

Avokati Koci: E papranueshme që ministri Vitia merret me mediat

Aktuale April 17, 2021 - 14:51

Publikimi i artikullit të “Insajderit” për ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ku thuhet se ky i fundit nuk ka nënshkruar kontratë me prodhuesin e vaksinës "Pfizer", por që këtë informatë e mohoi mbrëmë vet ministri në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ndonëse nuk ofroi asnjë kundër-dëshmi.

Vitia kritikoi mediat për publikimin e atij lajmi, duke thënë se kanë zbuluar sekret shtetëror.

Kjo konferencë e tij ka ngjallur reagime të shumta.

I fundit që ka reaguar është avokati Arianit Koci i cili ka thënë se gabimi i vetëm i ministrit Vitia sipas tij është që merret me media.

Koci përmes një postimi në Facebook, thotë se nëse Vitia mendon se ka elemente të shpifjes lë të ngritë padi për shpifje ndaj mediumit.

Por ai nuk ia rekomandon një gjë të tillë Vitisë pasi thotë se është njëri prej avokatëve të Insajderit, dhe se do ta “çmontonte” atë në gjykatë.

“Gabimi i vetëm i ministrit Vitia është që merret me media. Kjo është e papranueshme. Nëse mendon sa ka elemente të shpifjes, i njejti ka mundur që ta ngris padinë për shpifje. Por këtë nuk ia rekomandoj. Si njëri prej avokatëve të Insajderit - “ e çmontoj” në gjykatë...”, ka shkruar ai./Zëri

Postimi i plotë:

Kontrata me Pfizer-in

Faktet notore:

1.

Kemi nevojë të madhe për vaksina - tash dhe menjëherë;

2.

Pfizer-i i shet vaksinat vetëm me kushtet që i përcakton vet - duke e përfshirë konfidencialitetin e kontratës;

3.

Pfizer-i ka ku i shet vaksinat - madje edhe me çmim më të mirë, nëse nuk i blejmë ne;

4.

Puna e ministrit Vitia është ti sigurojë vaksinat, dhe ta ruaj konfidencialitetin e kontratës - me çdo kusht;

5.

Puna e mediave ështe që aty ku mundet, dhe ku e vlerëson sipas parimeve dhe etikës profesionale të gazetarisë, të mbledhë informatat dhe të shkruaj për çështjet që janë me interes publik.

Gabimi i vetëm i ministrit Vitia është që merret me media. Kjo është e papranueshme. Nëse mendon sa ka elemente të shpifjes, i njejti ka mundur që ta ngris padinë për shpifje.

Por këtë nuk ia rekomandoj. Si njëri prej avokatëve të Insajderit - “ e çmontoj” në gjykatë..