Haxhiu fajëson ish-ministrin Zemajn për situatën e krijuar me vaksinat

Haxhiu fajëson ish-ministrin Zemajn për situatën e krijuar me vaksinat

Aktuale April 17, 2021 - 13:48

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të lajmit nga portali “Insajderi” rreth mosnënshkrimit të kontratës me Pfizer nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, gjë që u mohua nga ky i fundit, ndonëse pa ofruar asnjë dëshmi.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka lënë në faj ish-ministrin Armend Zemaj për situatën e krijuar.

Sipas saj, vendi është në një gjendje të tillë për shkak të neglizhencës së menaxhimit të qeverisë së kaluar.

“Ne jemi në situatë të tillë për shkak neglizhencës e menaxhimit të keq nga Qeveria e kaluar, ish Ministri i së cilës sot tenton që për mospunën e tij ta bëjë përgjegjës Ministrin Vitia. Jo, qytetarët tashmë e kanë kuptuar se kush dhe për çfarë angazhohet!”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, ka lutur mediat dhe gazetarët që me qëllime të mira të jenë bashkë në përpjekje për të shpëtuar jetën e qytetarëve.

“I lus mediet e gazetarët që kanë qëllime të mira që të jemi bashkë në këtë përpjekje me qëllim të shpëtimit të jetëve të qytetarëve tanë. Sigurimi i vaksinave është top prioritet dhe për këtë po angazhohet ditë e natë Qeveria”, tha Haxhiu./Zëri