Manxhuka për aferën me vaksina: Ai regjim që nuk solli asnjë vaksinë ka 0 efekt në ‘spinet’ e tij

Manxhuka për aferën me vaksina: Ai regjim që nuk solli asnjë vaksinë ka 0 efekt në ‘spinet’ e tij

Aktuale April 17, 2021 - 13:45

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka ka hedhur kritika ndaj ish-pushtetit rreth aferës për vaksinat.

Në një reagim në Facebook, duke iu referuar ish-pushtetit, Manxhuka tha se, "ai që ishte burim i dështimi për të sjell vaksina në Kosovë nuk mund të jetë burim lajmi".

Sipas tij, regjimi i vjetër i cili u ndeshua me 14 shkurt, ka qenë burim i krimit e korrupsionit.

“Ai qe solli 0 vaksina, ka 0 efekt ne spinet e tij. Ai qe ishte burim i deshtimit per te sjell ndonje vaksine ne Kosove nuk mund te jete burim lajmi. Regjimi i vjeter qe u ndeshkua me 14 shkurt per keto vite ka qene vetem burim i krimit e korrupsionit. Spin-i nuk kalon”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Reagimi i tij vjen pas lajmit të djeshëm në "Insajderi", se ministri Vitia nuk e kishte nënshkruar kontratën me prodhuesin e vaksinave “Pfizer” brenda afatit të paraparë. Vetë Vitia e demantoi këtë lajm, ndonëse nuk ofroi asnjë dëshmi për ta vërtetuar të kundërtën, dhe kërkoi hetime për këtë rast./Zëri