Kurti e Osmani emërojnë drejtorin e AKI-së

Kurti e Osmani emërojnë drejtorin e AKI-së

Aktuale April 15, 2021 - 09:01

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin Albin Kurtin kanë emëruar Petrit Ajetin drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Lajmin e kanë bërë të ditur për media nga Zyra e Presidentit.

“Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti kanë emëruar Petrit Ajetin drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Ky emërim është bërë në përputhje me kompetencat kushtetuese të presidentes dhe kryeministrit të Kosovës”, thuhet në njoftim. /Zëri