Flamuri i Kosovës acaron përfaqësuesin e Rusisë në OKB, ndërpritet mbledhja e Këshillit të Sigurimit
Flamuri i Kosovës është bërë shkaktar i ndërprerjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku po diskutohej për Kosovën.
Përfaqësuesi i Rusisë, Dimitrij Poljanski, kërkoi nga udhëheqësi i seancës që përfaqësuesja e Kosovës, ministrja e Jashtme Donika Gërvalla të heq flamurin e Kosovës mbrapa saj.
“Ne nuk jemi kundër ndaj përfaqësuesve të Kosovës, megjithatë dua të ndaj faktin që zonja Donika Gërvalla është ulur para flamurit të Kosovës. Kosova nuk është e njohur si shtet i pavarur, prandaj kërkojmë që për të vazhduar prezantimin ajo ose të ndryshojë ambientin, ose të heq flamurin në mënyrë që të vazhdojmë tutje”, tha përfaqësuesi rus Polkanksi.
Ndërkaq, presidenti i Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka suspenduar mbledhjen e hapur virtuale për Kosovën për konsultime të mbyllura pas kërkesës së Rusisë.
Për ndërprerjen e kësaj mbledhje ka shkruajtur në Twitter edhe gazetarja e Al Jazeera.
“Presidenti i Këshillit të Sigurimit pezullon takimin virtual për Kosovën, për shkak se përfaqësuesi i Rusisë pati kundërshtime pasi që flamuri i Kosovës shihej mbrapa ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla”, ka shkruar gazetarja. /Telegrafi/
UN Security Council president @VietNam_UN suspends open virtual meeting on #Kosovo for closed consultations after @RussiaUN raises objections over the fact that Kosovo's flag can be seen in the frame of @MFAKOSOVO's Donika Gërvalla-Schwarz (bottom right). pic.twitter.com/1ssgTrQJ96
— Amanda Price (@amandaruthprice) April 13, 2021